HomeAktualeMilan, Igli Tare: Me Allegrin dhe Furlanin jemi në një linjë për...

Milan, Igli Tare: Me Allegrin dhe Furlanin jemi në një linjë për të ardhmen

spot_img

“Me Massimiliano Allegrin dhe Giorgio Furlanin jemi në sintoni për atë që duhet të bëjmë për sezonin e ardhshëm dhe për atë çfarë i mungon kësaj skuadre”, kështu u shpreh Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare në një intervistë për DAZN përpara ndeshjes me Sassuolon, në lidhje me takimin rreth merkatos të zhvilluar gjatë javës me trajnerin kuqezi.

Igli Tare më pas foli më konkretisht për një prej futbollistëve të Sassuolos, Kone të cilin e vlerësoi shumë.

‘Kone? Me siguri është një futbollist që ka bërë një kampionat të shkëlqyer me Sassuolon, ashtu sikurse e gjithë skuadra-tha Tare-është një futbollist që ka karakteristika specifike edhe në nivele të larta, sepse në Francë ka luajtur ndeshje të rëndësishme. Mund të jetë njeriu i merkatos së Sassuolos’

Ndërsa Drejtori Sportiv i Sassuolos, Carnevali, gjithnjë për DAZN dha përgjigjen e tij përsa i përket Kone.

‘Nuk kam folur as me Milanin e as me Interin për Kone-tha Carnevali-është e vërtetë që na kanë ardhur kërkesa nga klube të tjerë sidomos nga jashtë Italisë. Kone është një futbollist ndërkombëtar, me shumë vlera dhe që po tregon aftësitë e tij. Por mund të ndodhë që të lindë një derbi milanez, e rëndësishme është që të mendojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dhe njëkohësisht edhe për ne’, raporton TCh.

Lajmet e Fundit

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave ka barazuar 1:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në...

Guvernatori Ismaili prezanton stabilitetin financiar dhe reformat rregullative të Kosovës në Forumin Ekonomik të Stambollit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...