Milan fiton ndaj Slovan Bratislavës në Champions, goleadë e Atleticos ndaj Spartës

Milan fiton ndaj Slovan Bratislavës në Champions, goleadë e Atleticos ndaj Spartës

Milan fitoi 2-3 në Sllovaki ndaj Slovan Bratislavës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Champions. Pulisic realizoi i pari, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me Barseghyan.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë shënuan me Leao dhe Abraham, duke qetësuar kështu tifozët. Goli i Marcellit futi në lojë vendasit, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.

Atletico Madrid triumfoi 0-6 ndaj Spartës së Pragës, në ndeshjen e luajtur në epet ARENA (Prague). Alvarez dhe Correa spikatën me dopietë, ndërsa “tundën rrjetën” edhe Llorente e Griezmman.