
Mijëra vota me ndryshime, rinumërimi i pjesshëm shton dyshimet për keqpërdorime
Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme të votat e kandidatëve për deputetë qysh në ditët e para.
Deri më tani procesi i rinumërimit, që nisi më 13 janar, është përfunduar në 19 komuna dhe janë numëruar 316 vendvotime nga gjithsej 914 sosh, sipas njoftimit të KQZ-së për numërimet deri sot në orën 10:00.
Megjithatë, edhe me kaq vendvotime të rinumëruara, ndryshimi në votat për kandidatë brenda partive politike është i dukshëm, shkruan Radio Evropa e Lirë.
| Partia Demokratike e Kosovës | |
|---|---|
| Fetah Paçarizi |
−3.245 vota
|
| Nait Hasani |
−1.647 vota
|
| Arianit Çollaku |
−1.183 vota
|
| Kujtim Gashi |
−1.156 vota
|
| Luljeta Veselaj Gutaj |
−1.010 vota
|
| Enver Hoxhaj |
−766 vota
|
| Fadil Demaku |
−679 vota
|
| Xhavit Haliti |
−590 vota
|
| Linda Nebiu |
−299 vota
|
| Xhemshit Krasniqi |
−110 vota
|
| Lëvizja Vetëvendosje | |
| Dafina Alishani |
−282 vota
|
| Vendenis Lahu |
−248 vota
|
| Arbër Rexhaj |
−245 vota
|
| Rea Krasniqi |
−222 vota
|
| Ejup Maqedonci |
−219 vota
|
| Filiz Mustafa |
−218 vota
|
| Valon Ramadani |
−200 vota
|
| Adelina Stublla |
−161 vota
|
| Albin Kurti |
−160 vota
|
| Haxhi Avdyli |
−95 vota
|
| Lidhja Demokratike e Kosovës | |
| Xhavit Uka |
−697 vota
|
| Driton Selmanaj |
−558 vota
|
| Anton Quni |
−350 vota
|
| Visar Azemi |
−259 vota
|
| Ardian Shala |
−151 vota
|
| Esra Myrtezani |
−137 vota
|
| Rexhep Kadriu |
−134 vota
|
| Rrezarta Krasniqi |
−123 vota
|
| Avdullah Hoti |
−115 vota
|
| Fadil Kryeziu |
−74 vota
|
| Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës | |
| Besnik Krasniqi |
−154 vota
|
| Tringa Morina |
−127 vota
|
| Edmond Hoxha |
−109 vota
|
| Burim Ramadani |
−63 vota
|
| Diellza Fetoshi |
−53 vota
|
| Pal Lekaj |
−47 vota
|
| Dreni Kastrati |
−43 vota
|
| Ferdinand Kolaj |
−36 vota
|
| Prekë Prekaj |
−34 vota
|
| Ilrijana Mehmetaj |
−29 vota
|
Kur ishin numëruar pak më shumë se 200 vendvotime, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, kishte llogaritur se ndryshimet arrijnë në gati 15 mijë vota ndryshim dhe, sipas një postimi të tij në rrjetin Facebook, më së shumti ndryshime ka lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Deri më tani, del që 7.719 fletëvotimeve me votë për PDK-në iu ishte modifikuar vota për kandidatë. Më pas vjen Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 2.947 vota dallim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 1.676 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 639.
“Këto janë dallime substanciale, sidomos meqë shfaqen në një kontekst ku rinumërimi është duke u zhvilluar për vetëm 1/3 e vendvotimeve në nivel vendi. Për më keq, vërehet që votat e këtyre kandidatëve janë ndryshuar kryesisht nga qendrat komunale prej nga vijnë këta kandidatë”, shkroi Cakolli.
Në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.
Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.
Shkrimi i plotë 👇
