Metsola takohet me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të sjellë progres
Presidentja e Parlamentit të Evropës, Roberta Metsola, ka thënë se është takuar dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se e mirëpret angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së.
“Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të qojë në përparim”, ka thënë Metsola në X.
Osmani gjatë ditës se djeshme ka thënë se nuk do tw takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.