HomeAktualeMeteorologu Shala: Fenomeni “Omega Bllok” çoi temperaturat në ekstrem në Evropë

Meteorologu Shala: Fenomeni “Omega Bllok” çoi temperaturat në ekstrem në Evropë

spot_img

Temperatura e larta kanë sfiduar kontinentin evropian gjatë gjithë verës së këtij viti.

Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia u përballën me temperatura që detyruan autoritetet në ngritin alarmin e kuq në disa zona të territorit të tyre, transmeton klankosova.tv.

Meteorologu Valdrin Shala në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, tha se kjo gjendje që ka kapluar Evropën Perëndimore është për shkak të fenomenit “Omega bllok”.

“Kjo gjendje që po mbretëron gjatë kësaj vere është për shkak të fenomenit ‘Omega bllok’, që është pozicionuar mbi Evropën Perëndimore. Kur kemi pozicionim të ‘Omegës bllok’ ose masa anticiklonike që shtrihet me një zonë të caktuar si për shembull që u shtri tërë verën shumicën e kohës në Evropën Perëndimore, atëherë janë të dy anët e kundërta. Ana e djathtë edhe ana e majtë midis Omegës bllok ka me vazhdu me pas më të paqëndrueshëm, do thotë komplet pjesa e Evropës Perëndimore i ka pasur edhe temperaturat më të larta, Spanja, Portugalia, Franca edhe Gjermania ka shënuar dhe rekordin e ri. Nëse nuk gaboj rekordin e të gjitha kohërave e ka shënuar deri në 42 gradë Celcius. Po ashtu Franca deri në 45 gradë nëse nuk gaboj, dhe kështu ju ka afruar vlerave rekordit historik. Ndërsa Kosova ose rajoni jonë, pjesa e Ballkanit, ka pasur temperatura më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara”, tha ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...