Messi dhe Haalandi kishin pikë të njëjta – pse argjentinasi u zgjodh më i mirë nga FIFA?
Lionel Messi e mposhti Erling Haalandin për çmimin “Futbollisti më i mirë”, i ndarë nga FIFA të hënën në mbrëmje, pavarësisht se të dytë morën numër të votave të njëjta.
Messi dhe Haalandi morën të dy nga 48 pikë, por çmimi shkoi për yllin e Inter Miamin, sepse për të votuan më shumë kapitenë të kombëtareve sesa për sulmuesin e Manchester Cityt.
Haaland mori më shumë vota nga trajnerët dhe mediat, por Messi mori më shumë vota nga kapitenët dhe tifozët.
Argjentinasi e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë.