HomeSportMessi apo Ronaldo? Thomas Muller i përgjigjet pyetjes së përjetshme

Messi apo Ronaldo? Thomas Muller i përgjigjet pyetjes së përjetshme

spot_img

legjenda gjermane, Thomas Muller i është përgjigjur pyetjes mbi debatin më të madh të shekullit 21 në futboll, se cili është më i mirë në mes të Lionel messit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi apo Ronaldo? Kjo pyetje ka ndezur debate për vite me radhë dhe vazhdon të ndez edhe në përfundimin e karrierës së dy yjeve të mëdhenj botëror, raporton Telegrafi.

Në podkastin “The Late Run”, kjo pyetje iu bë Thomas Mullerit, jo për herë të parë, por për të disatën herë dhe gjermani nuk ngurroi të jap një shpjegim.

“Më është bërë kjo pyetje shumë shpesh. Në dhjetë vitet e para të karrierës sime, do të kisha thënë Cristiano. Por nëse e shoh të gjithë pamjen, duhet të them: Futbollisti më i madh: jo domosdoshmërisht golashënuesi më i madh, jo domosdoshmërisht fituesi më i madh, edhe pse pas vitit 2022 ai është padyshim një fitues i madh gjithashtu – është Messi”, ka thënë fillimisht Muller.

“Ajo që bëri në Kupën e Botës, çfarë ka arritur në përgjithësi… Por edhe para kësaj: thjesht gëzimi i të parit të tij duke luajtur futboll. Dhe nuk ishte një cirk vetëm për një vit. Po flasim për pothuajse dy dekada. Ato shifra dhe në të njëjtën kohë ai gëzim kur e shikon – kjo është arsyeja pse është Messi”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...