Merret vendimi, Beleri dënohet me 2 vite burg
Gjykata e Posaçme ka dhënë verdiktin e saj për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.
GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Belerin.
Ndërsa, GJKKO ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.
Mbështetësit e Belerit, pas vendimit të gjykatës kanë thirrur në kor “Turp”.