Merren masa ndaj 28 shkelësve, nuk e respektuan kufizimin e orarit të punës për shkak të temperaturave të larta

Merren masa ndaj 28 shkelësve, nuk e respektuan kufizimin e orarit të punës për shkak të temperaturave të larta

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta.

Këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve.

“Ju lutemi, për çdo shkelje që hasni lajmërohuni në numrat e Inspektoratit të Punës ose në faqen zyrtare të Ministrisë”, ka njoftuar kjo ministri.