Merr fund pritja, Neymar rikthehet në fushë pas shumë muajsh
Merr fund pritja. Neymar është rikthyer në fushë me Al Hilal, duke hedhur pas shpine dëmtimin që e la jashtë fushe për shumë muaj.
Sulmuesi brazilian u aktivizua në minutën e 77-të, në ndeshjen që skuadra arabe luajti ndaj Ai Ain, në Champions të Azisë.
O’Ney ka kontratë deri në qershor 2025, teksa deri më tani ai ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Al Hilal. Mbetet të shihet impakti i tij në fushë, me pritshmëritë e tifozëve që janë shumë të mëdha, raporton Ballkanweb.