
Mërgim Vojvoda nënshkruan me klubin e Serie A
Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda ka mbyllur transferimin e tij te Como.
Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin që aktualisht renditet në pozitën e 15-të të Serie A, duke nënshkruar deri në vitin 2027.
Transferin e Vojvodës e kanë konfirmuar Fabrizio Romano dhe Sky Sport.
“Como kanë rënë dakord për të nënshkruar Mërgim Vojvoda nga Torino, një lëvizje e përhershme. Kontrata deri në qershor 2027”, njoftoi Fabrizio Romano.
Ndryshe, Vojvoda nuk u paraqit për Torinon në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.