HomeSportMërgim Pefqeli "Ylli i Javës" për xhiron e pestë

Mërgim Pefqeli “Ylli i Javës” për xhiron e pestë

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së pestë, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli, i cili shënoi një supergol në ndeshjen kundër FC Malishevës.

Përveç golit të shënuar, Pefqeli dha kontribut të rëndësishëm në lojën e skuadrës së tij gjatë minutave sa ishte në fushë, duke ndihmuar KF Dukagjinin drejt fitores së rëndësishme ndaj FC Malishevës (2:0).

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur për fitoren dhe vlerësimin. “E kemi analizuar shumë mirë lojën e Malishevës, pasi dihet që është një kundërshtar i fortë që vjen këtë edicion me synim për titullin kampion. Por me një analizë shumë të mirë nga trajneri Armend Dallku, e kemi realizuar gjithë punën me sukses”, ka thënë Pefqeli.

Sa i përket ndeshjes së radhës me Gjilanin dhe synimeve të klubit për këtë edicion, ai është shprehur: “Të gjitha ekipet janë të forta, po ashtu edhe Gjilani që synon të jetë për titullin kampion sivjet. Realisht të gjitha ekipet jemi barabartë dhe diferencën do ta bëjnë detajet e vogla brenda lojës. Synimi ynë kryesor është dalja në Evropë. A do t’i arrijmë përmes kupës apo ligës të shohim cila do të jetë më e lehtë”, ka shtuar Pefqeli.

Sa i përket çmimit ‘Ylli i Javës’ ai ka falënderuar shtabin teknik dhe bashkëlojtarët, derisa çmimin ia ka dedikuar vajzës së tij.

“Falënderoj shtabin teknik dhe bashkëlojtarët, pasi pa ndihmën e tyre unë asnjëherë nuk mund të shënoj gola. Golat gjithmonë ia dedikoj vajzës sime dhe ajo bëhet shumë më e lumtur kur i sheh golat e mi. Besoj të vazhdoj sa më shumë ta gëzoj çikën time”, ka nënvizuar Pefqeli.

Lajmet e Fundit

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

Një flamur amerikan i vendosur në objektin e qeverisë, qirinj dhe një tablo me...

Raphinha shpallet lojtari i muajit në La Liga

Ylli brazilian i Barcelonës ka fituar çmimin pas një starti fantastik. Raphinha realizoi 5 gola...

Shaip Muja, letër Hagës në prag të verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të...

Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova

Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqëueses së...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...