Mergim Pefqeli e përfundon rrugëtimin në Prishtinë
Lojtari i bardhekaltëeve, Mergim Pefqeli ka mbaruar rrugëtimin e tij në klubin futbollistik të Prishtinës.
E ky klub ka ndarë falënderim të veçantë për ish-futbollistin e tyre, shkruan klankosova.tv.
Njoftimi i plotë:
𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚, 𝐟𝐚𝐥𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧
6 sezone bardhekaltër: 2016-2019; 2020/21 dhe 2022-2024 – 168 paraqitje (60 zëvendësuar dhe 59 zëvendësues), 26 gola, 9 asistime.
Njeriu i golave të minutave të fundit, sidomos i sezonit 2018/19, sidomos goli spektakolar i finales së Kupës kundër Gjilanit më 2023.
Fëmijë i Prishtinës.
Kulminacioni: shiriti i kapitenit në edicionin e fundit me ekipin e qytetit.
Mesfushori, 𝐌𝐞𝐫𝐠𝐢𝐦 𝐏𝐞𝐟𝐪𝐞𝐥𝐢, i 10-ti me më së shumti paraqitje pas luftës.
Golashënuesi i 16-të pas luftës.
Ka regjistruar 5 paraqitje me skuadrën bardhekaltër në Evropë duke shënuar edhe 1 gol.
“Pefi” do të jetë në kujtesën e gjatë të futbolldashësve të FC Prishtina!
Klubi i uron shëndet dhe karrierë të gjatë e të suksesshme në vazhdim