Mensur Neziri, kandidati për deputet i AAK-së nga Shtimja
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në një tubim para qytetarëve të Shtimes e ka paraqitur kandidatin për deputet nga ky qytet.
Haradinaj e prezantoi Mensur Nezirin, si kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Para të pranishmëve, ai ka thënë se Shtimja bashkë me Reçakun bënë shumë për Kosovën.