Menduh Thaçi në Haraqinë: Nuk ka Qeveri pa Frontin, VLEN s’e ka takatin tonë

Menduh Thaçi në Haraqinë: Nuk ka Qeveri pa Frontin, VLEN s’e ka takatin tonë

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se përplasja me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në interes së mbrojtjes së interesit të Kosovës.

Thaçi tha se pajtimi do të ndodhë shpejt, gjatë një tubim mbrëmë në Haraçinë.

“Pëplasja me Albinin ka qenë vetëm në interes të mbrojtjes se interesit të Kosovës. Do pajtohemi shpejt me Albinin. Unë e di se ai ndjehet shumë keq tash, se ia bënin në sallë “Albini”, “Albini”, qetash “Mickoski”, “Mickoski””, ka deklaruar Thaçi.

Ai shtoi se s’do të ketë Qeveri pa Frontin Evropian, derisa tha se nëse nuk respektohet vota e shqiptarëve, problemet do të jenë të mëdha.

“Dallimi i votave në zgjedhjet parlamentare do të jetë shumë i madh. Nuk ka qeveri pa Frontin. Fronti i ka shumë të qarta kërkesat. Nëse do të bëhet këtu qeveria do të bëhet me ne, përndryshe nuk do të ketë qeverisje. Këtë herë s’e kemi ndërmend aspak të lëshojmë pe. Ju u thuani vetëm “VLEN”-i le ta çojë VMRO’n të më demantojë mu çka flas. Besoni se ata se kanë takatin e Frontit, për mos me tepru, se kanë takatin as sa gishti im që kam takat në negociata me VMRO’në dhe me maqedonasit. U kam thënë se në momentin që ju se respektoni votën e shqiptarëve problemet do të jenë shumë të mëdha. Shqiptarët me 5 %, 6% pushtet e krejt faji i korrupsionit t’u hedhet shqiptarëve, kjo është një intrigë e Serbisë. Nuk kalon kjo”, ka deklaruar Thaçi.