HomeAktualeMeloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje...

Meloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

spot_img

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, menjëherë pas samitit të Këshillit Evropian në Romë, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas raportimit të së përditshmes La Repubblica, ky opsion tashmë është diskutuar mes Melonit dhe partnerëve të koalicionit qeverisës (Salvini, Tajani dhe Lupi), transmeton Klankosova.tv.

Ideja është që pas shënimit të 70-vjetorit të Traktateve të Romës, kryeministrja t’i kërkojë Presidentit shpërndarjen e Parlamentit.

Si datë e parë e mundshme për votimet përmendet 16 maji 2027, por skenari më i favorshëm shihet bashkimi i zgjedhjeve të përgjithshme me ato lokale në qershor, pak muaj para përfundimit të rregullt të mandatit.

Ndërkohë që e djathta ka nisur përgatitjet për garën në qytetet kryesore si Roma, Milano, Napoli, Torino e Bolonja, krerët e koalicionit deklarojnë publikisht se mandati do të shkojë deri në fund, duke e lënë këtë lëvizje ende në nivelin e një skenari mediatik pa vendim zyrtar.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...