“Mëkat që humbëm në këtë mënyrë, Atalanta e meritoi fitoren”
Granit Xhaka humbi një tjetër finale të Europa League-s, pas asaj të 2019, 4-1 përballë Chelsea-t, kur ishte pjesë e Arsenalit. Futbollisti shqiptar nuk dha më të mirën e tij, në një ndeshje ku gaboi shumë, aq sa ndoshta nuk ka gabuar të gjithë sezonin.
“Për fat të keq, humbëm një finale të rëndësishme, e kishim thënë se do të ishte një ndeshje e vështirë. Është mëkat i madh që gjërat nuk funksionuan te ne pikërisht në këtë finale. Deri në këtë ndeshje kishim lënë përshtypje shumë të mira. Fakti që nuk ishim në gjendje të bënim atë që zakonisht bëjmë aq mirë është pjesë e lojës së futbollit, duhet ta pranojmë realitetin. Kam pak fjalë për të thënë, Atalanta e meritoi të fitonte, sepse luajti shumë mirë. Duhet të shohim përpara, sepse kemi një tjetër finale për ta luajtur (atë të Kupës së Gjermanisë). Asgjë nuk funksionoi për ne këtë mbrëmje. Është mëkat që na ndodhi pikërisht në finalen e Ligës së Europës, por duhet të shohim përpara”, tha Xhaka.