Medvedev: Forcat ruse mund të rrethojnë Kievin

Medvedev: Forcat ruse mund të rrethojnë Kievin

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev tha se forcat ruse mund të arrijnë në Kiev, nëse jo tani, atëherë në fazën e dytë të konfliktit dhe se “elitat” që tani sundojnë në kryeqytetin e Ukrainës duhet të largohen.

Forcat ruse mund të arrijnë në Kiev sepse, siç tha Medvedev, kërcënimi për ekzistencën e Rusisë vjen nga ai qytet, i cili kontrollohet nga kundërshtarët e Federatës Ruse të udhëhequra nga SHBA.

Medvedev pretendon se regjimi i Kievit përfaqësohet nga kukulla që nuk kanë ndërgjegje dhe nuk kanë frikë për të ardhmen e Ukrainës.