Media franceze për Shqipërinë: Peizazhi i bukur, me plazhe, histori e natyrë
Destinacioni më trend për të pushuar në Evropë gjatë verës.
Kështu e cilëson media franceze “Grazia” Shqipërinë. Në artikull thuhet se Shqipëria është një alternativë më e lirë, por po aq e bukur sa Sardenja në Itali apo destinacionet e tjera të njohura italiane.
Ky vend i bukur ka plazhe të imta me rërë, ujëra blu bruz, por edhe tarraca nga të cilat pamja ndalet pikërisht përballë dritave kërcyese të bregdetit Italian shkruan media franceze, vazhdon ta përshkruaj artikulli, Shqipërinë.
Turistëve i sugjerohet Saranda e cila konsiderohet vendi ideal për pushime verore ku ndërthuren relaksi, festat e vogla dhe kënaqësitë e jetës.
Prandaj, ky qytet bregdetar është destinacioni i përsosur nëse vërtet dëshironi të harroni shqetësimet e jetës së përditshme.