HomeAktualeMë shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha...

Më shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha e fillimit

spot_img

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe Labyrinth kërkojnë adresim urgjent të situatës dhe veprim të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i substancave narkotike.

“Kosova po përballet me sfida të shumta në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë. Viteve të fundit, vlerësohet se numri i përgjithshëm i përdoruesve ka kaluar shifrën prej 35 000 ndërkohë që fëmijët dhe adoleshentët përdorues vazhdojnë të bëjnë pjesë çdo vit e më shumë në këtë shifër. Bazuar në bazën e të dhënave të Labyrinth, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në 16 vjeç në periudhën e fundit”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas këtij njoftimi, marihuana vazhdon të jetë substanca më e përdorur në Kosovë.

“Përderisa deri në vitin 2018 ka pasur një ulje të përdorimit të heroinës tek popullata e përgjithshme, gjatë viteve të fundit vërehet një rritje e lehtë e përdorueseve të heroinës në veçanti te komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ndërsa ka një rritje të shpejtë dhe shumë të madhe të përdorimit të kokainës tek popullata e përgjithshme”, theksohet në njoftimin e KOMF dhe Labyrinth.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...