“Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, fitueset e medaljeve olimpike bëjnë homazhe në Prekaz
Dy fitueset e medaljeve olimpike, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, bashkë edhe me pjesën tjetër të ekipit të xhudos, sot kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Delegacioni u udhëhoq nga trajneri Driton Kuka, i cili edhe bëri njoftimin.
“Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, tha Kuka.
Në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Kosova pati paraqitje dinjitoze.
Xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, i rrëmbyen dy medalje olimpike.
Krasniqi mori të argjendtën kurse Fazliu të bronztën.