Me objektiv kualifikimin, Barça tenton rikthimin tek suksesi përmes Champions-it
Barcelona nuk po kalon një moment pozitiv. Skuadra e Hansi Flik vjen pas vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, shifra këto jo të një skuadre që këtë sezon ka objektiva të mëdha për të arritur, ose të paktën, këtë gjë bëri që të besojnë tifozët blaugrana dhe jo vetëm, pas atij starti impresionues të fillim sezonit.
Kampionati mënjëanë, të mërkurën Barça do të ketë një sfidë mjaft të vështirë, teksa do të jetë mysafir në një prej stadiumeve më mitik e të zhurmshëm në kontinent, në Signal Iduna Park përballë Borussias së Dortmundit.
Skuadra e Flick ndodhet në vendin e 3 të klasifikimit të përgjithshëm për momentin, 3 ndeshje nga fundi i Fazës së Ligës, me 12 pikë, por duke parë situatën shumë të ngjeshur aty para, katalanasit duhet minimalisht të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë, në mënyrë që të mos rrezikojnë pjesëmarrjen në 8 vendet e para, për të shmangur kështu fazën e Play Off, e cila do të shtonte dy sfida më shumë për ekipin e Flick.
Pikërisht rëndësia e kësaj sfide, ka bërë që tekniku gjerman në dy sfidat e fundit në La Liga, ndaj Mallorcës dhe Betis t’u japë më shumë minuta pushim yjeve të skuadrës si Lewandovski, Raphinha apo Dani Olmo. Lajme të mira ndërkohë nga infermieria, me Frenkie de Jong dhe Gavin që thuajse kanë rikuperuar nga dëmtimet, por që end enuk kanë në 100% të Flick për t’i aktivizuar nga fillimi. /Ballkanweb