Me ndeshjen Gjilani – Ferizaj rikthehen emocionet e Superligës

Me ndeshjen Gjilani – Ferizaj rikthehen emocionet e Superligës

Gjilani të premten e pret Ferizajin, në ndeshjen e cila e nis xhiron e fundit të çerekut të parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ky duel transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion.

Ky gjigant televiziv, padyshim që shfaq edhe ndeshjet tjera të elitës futbollistike, njofton Klankosova.tv.

E shtuna është e rezervuar për dy duele tjera shumë interesante.

Malisheva është nikoqire e Prishtinës, ballafaqim i cili do të komentohet nga Arbon Flugaj, pos në Sport 1, vjen te shikuesit edhe përmes televizionit numër një, Klan Kosova.

Ndërkaq po në të njejten ditë, Drita udhëton në Drenas, për t’u përballur me Feronikelin’74 (Sport 2, komentator Andi Shabani).

Të dielën në Suharekë, për herë të parë në kuadër të Superligës, do të ndeshen dy skuadrat e këtij qyteti, raporton Klankosova.tv.

Ballkani në cilësinë e vendasit, sfidohet nga Suhareka “mysafire”, ndeshje kjo e cila transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të Art Motion, derisa komentohet nga Lirim Peci.

Dukagjini – Llapi është ballafaqimi tjetër i xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.

Edhe kjo përballje, sikur të gjitha të tjerat që zhvillohen në kuadër të xhiros së nëntë kampionale, shfaqet në Art Motion. Nga Klina gjithçka që ndodh në fushën e blertë, te shikuesit vjen në komentim të Andi Shabanit (Sport 2).

Të gjitha ndeshjet tani nisin me orarin e ri, nga ora 13:00.