HomeAktualeKurti: Më 7 qershor Krejt për Shtet, numri 116

Kurti: Më 7 qershor Krejt për Shtet, numri 116

spot_img

“Ka nisur fushata e zgjedhjeve të 7 Qershorit dhe Ferizaj që në fillim ia qiti pikën, për numrin 116, me sallën plot me qytetarë e me entuziazëm shpërthyes, që me mbështetje të pandalshme deklaruan qartë: Krejt për Shtet për Krejt!”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

Fjalën hapëse të këtij tubimi të zjarrtë e mbajti kryetari i Qendrës së LVV-së në Ferizaj dhe kandidati për deputet, Enver Haliti, i cili tha se fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vjen sepse i qëndruam gjithmonë besnik popullit, shtetit dhe rrugës së drejtë.

Në atmosferën e fitores që ndihej furishëm kudo, fjalën e mori kryeministri Albin Kurti, i cili risolli në vëmendje cilësitë e Ferizajt si qytet me traditë e me kulturë, i njerëzve patriotë e punëtorë, qytet mes Prishtinës dhe Shkupit, qytet i hekurudhës e stacionit hekurudhor.

“E sot, katër stacione hekurudhore në veri të Ibrit janë nën kontroll të Republikës së Kosovës. Pra, stacionet hekurudhore nuk i doni vetëm ju, por i duam të gjithë ne”, iu tha ai qytetarëve.

Më tutje kryeministri Kurti foli rreth rritjes ekonomike prej 4%, teksa theksoi edhe rritjen që ka ndodhur në sektorin privat si bartës kryesor i punësimit, duke shtuar se këtë rritje ekonomike shteti e shpërndan për të gjithë. Krahas kësaj, ai shtoi se ata që në të kaluarën kanë zhvatur pasuri natyrore dhe buxhet shtetëror do ta kthejnë atë, sepse do të funksionalizohet Byroja për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Ligji për Çmimet Tavan do të ndihmojë në parandalimin e abuzimit me marzhat tregtare dhe manipulimet në treg, në mbrojtje të konsumatorëve dhe tregtarëve të ndershëm”, shtoi më pas kryeministri Albin Kurti, që po ashtu nënvizoi se kjo mund të ishte realizuar qysh prej dhjetorit 2022 nëse opozita nuk do ta bllokonte atë në Gjykatë Kushtetuese.

Në fjalën e tij përballë qytetarëve kryeministri Albin Kurti vijoi duke thënë se prej vitit të ri do të fillojë plani për kontrollin e mbikëqyrjes shëndetësore për çdo qytetar, ku çdo vit të gjithë do ta kenë një kontroll të plotë mjekësor të njohur si “Check Up”, i cili parandalon dhe ndihmon kundrejt çdo rreziku që vjen nga problemet shëndetësore.

Ai përmendi investimet që janë bërë, që po bëhen e që do të bëhen në Ferizaj, të cilat janë si në vijim: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali i Qytetit, Rruga Magjistrale që synohet të perfundohet këtë tetor, Stadiumi i Qytetit, restaurimi në “Gjimnazin Ismail Qemali”, Palestra në Greme, restaurim në Kishën Katolike, restaurim në Xhaminë e Qytetit, restaurim në Teatrin e Qytetit, Qendra Multifunksionale, përkrahja për bujqësinë, çerdhja, shkollat, rrugë dhe shumë investime të tjeta.

Më tutje, kryeministri Kurti foli për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës: “Ajo do të ketë për mision mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial përmes sigurimit të kufijve, luftimit të terrorizmit, menaxhimit të situatave me rrezikshmëri të lartë, mbrojtjes së infrastukturës kritike dhe objekteve strategjike të vendit. Së paku 18 vende të BE-së kanë xhandarmëri.”

“Do ta forcojmë ushtrinë tonë, sepse duam të integrohemi në NATO. Dhe në frymën e idealeve të dëshmorëve të kombit, të luftëtarëve të UÇK-së, do ta krijojmë një njësi të përbashkët: Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës se Shqipërisë”, nënvizoi më pas kryeministri Kurti.

Përballë qytetarëve të Ferizajt kryeministri Albin Kurti prezantoi kandidatët për deputetë të Levizjes VETËVENDOSJE! të cilët janë nga ky qytet.

“Me 15 minuta kohë deri në vendvotim i fitoni katër vjet me mirëqenie dhe dinjitet, me integritet e sovranitet, me qëllim e me përparim, sepse ne angazhohemi për një Shtet për Krejt, andaj më 7 Qershor Krejt për Shtet, numri 116, Lëvizja VETËVENDOSJE!, qitja pikën!”, tha në përfundim të këtij tubimi madhështor kryeministri Albin Kurti.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...