Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh

Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigurisë e kanë përfunduar suksesshëm marshimin prej 12.8 kilometrave, që u zhvillua në rrethinën e Liqenit të Batllavës.

Maqedonci tha se ata treguan disiplinë dhe vendosmëri, anise kushtet atmosferike ishin të rënda dhe temperaturat ishin të ulëta.

“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, tha Maqedonci.

Ai u shpreh se është krenar për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur.