Me Belginin

Me Belginin

Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, anëtar i komunitetit ashkalinj.

Rrëfimi i tij për dhunën dhe diskriminimin e vazhdueshëm gjatë ndeshjeve është alarmues dhe i papranueshëm, ka theksuar KOK-u.

“Sporti nuk njeh ngjyrë, prejardhje apo përkatësi etnike. Dhuna dhe urrejtja nuk kanë vend në sport, nuk kanë vend në shoqërinë tonë.  Ne i qëndrojmë pranë Belginit dhe të gjithë të rinjve që guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre në fushat sportive, e sidomos kur ëndërrojnë të veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës”, thuhet në reagimin e KOK-ut.

“U bëjmë thirrje institucioneve relevante që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast dhe të garantojnë një ambient të sigurt dhe të drejtë për çdo sportist, pa dallim. Belgin, jemi me ty!”, thuhet në reagim.