Më 25 dhe 26 dhjetor afati kalimtar në basketboll

Më 25 dhe 26 dhjetor afati kalimtar në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se afati kalimtar për vendorët, si dhe të huajt do të jetë më 25 dhe 26 dhjetor (e hënë-martë).

Në këtë afat kalimtar, klubet mund të paraqesin transferimet e reja, si për vendorët ashtu edhe për të huajt.

Klubet pritet të jenë mjaft aktive edhe në këtë afat kalimtar, duke marrë parasysh synimet që kanë, si dhe duke marrë parasysh faktin se në stinorin pranveror zhvillohet Kupa, si dhe vendoset për titullin e kampionit dhe kush bie nga liga.

Kësisoj, stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant në Superligën e Kosovës. Gjithashtu transferime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë të Meshkujve.