Më 18 prill mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2024

Më 18 prill mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 18 prill 2024 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2024.

Sipas komunikatës së kësaj ministrie, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.