Mbyllja e komunave paralele të Serbisë në Pejë, Istog dhe Klinë – policia tregon se çfarë u sekuestrua

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë në Pejë, Istog dhe Klinë – policia tregon se çfarë u sekuestrua

Ditën e djeshme, në një aksion të gjerë, autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur tri objekte në rajonin e Dukagjinit, në të cilat funksionuar komunat paralele të Serbisë, për Pejë, Istog dhe Klinë.

Pasi u bastisën, nga objektet u nxorën dokumente, kompjuterë e gjësende të tjera. Gjatë aksionit pati edhe konfrontim verbal të serbëve me Policinë.

Në raportin 24 orësh të policisë, për tri bastisjet, rasti është hapur si “Falsifikim i dokumenteve”.

Policia ka njoftuar se në Videj të Klinës, ku është kryer bastisja, janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, të cilat janë me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.

Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter llaptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar.

Ndërkaq, në Gorazhdec të Pejës, policia ka njoftuar se poashtu janë hasur dokumente me logo të Serbisë, ndërsa si prova materiale janë konfiskuar 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme.

Kurse, në Osojan të Istogut, gjithashtu janë hasur dokumente me logo të Serbisë, dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit

Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.