Mbyllja e grupit “Albkings”, Haxhiu: Hap i madh drejt drejtësisë për viktimat
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur lajmin që grupi famëkeq që shpërndante fotografi intime dhe të dhëna personale “Albkings” është mbyllur përfundimisht.
Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.
“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”.
Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu.