Mbyllet zyra paralele tatimore në veri, reagon Sveçla

Mbyllet zyra paralele tatimore në veri, reagon Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mbylljes edhe të një institucioni paralel të Serbisë në veri të Mitrovicës.

Ai ka theksuar se aktiviteti ilegal i Agjencisë Tatimore të Serbisë do të hetohet nga mekanizmat përkatës të Kosovës, dhe ka përsëritur angazhimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar çdo formë paralelizmi kriminal që mbështetet nga Serbia.

“Mbyllet edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën Veriore. Aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona. Ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin”, ka shkruar në Facebook.