Mbyllet thirrja publike për aplikim për subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje

Mbyllet thirrja publike për aplikim për subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje

Ministria e Ekonomisë (ME) ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se aplikimi për Thirrjen Publike për Mbështetje të Konsumatorëve Familjarë për Investimin në Pajisje Efiçiente për Ngrohje është mbyllur.

Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje.

Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13,415 qytetarë.