
Mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, mësohet çiftet çerekfinale
Me ndeshje dramatike ka përfunduar stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, ku janë mësuar gjysmëfinalistët, por edhe çiftet çerekfinale.
Ndeshja midis Bashkimit të Pejës dhe Trepçës, ashtu si shumë ndeshje të tjera gjatë këtij kampionati, u vendos vetëm në momentet e fundit.
Të dielën në mbrëmje në pallatin “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi triumfoi me rezultatin 75-72, duke siguruar vendin e parë në fund të stinorit të rregullt. Kjo fitore ishte jetike për skuadrën nga Prizreni, e cila synonte të mbante pozicionin e parë përpara play-offit.
Përpara ndeshjes, Trepça kishte shpresë për të kaluar në krye, por me këtë rezultat, ajo do të fillojë play-offin nga pozicioni i dytë me 47 pikë. Bashkimi përfundoi me 48 pikë, duke siguruar avantazhin e terrenit vendas në seritë gjysmëfinale dhe finale, raporton Telegrafi.
Dy skuadrat kryesuese do të kalojnë direkt në gjysmëfinale, duke anashkaluar fazën e çerekfinaleve.
Në një ndeshje të rëndësishme të dielën, Sigal Prishtina dha një mesazh të fortë duke mposhtur Vëllaznimin me 94-73 në Gjakovë, duke u hakmarrë për humbjen në finalen e Ligës Unike.
Ndërkohë, Golden Eagle Ylli arriti të shpëtojë nga rreziku i pozitës së gjashtë dhe do të përfitojë nga avantazhi i terrenit vendas kundër Pejës.
Në fund të tabelës, Protoni i Prizrenit largohet nga Superliga, ndërsa skuadra e vendit të shtatë, Bora do të luajë në play-out për të garantuar mbijetesën.
Pley-offi vazhdon me ndeshjet e çerekfinaleve në mesjavë, duke premtuar emocion deri në fund të kampionatit.
Në çerekfinale Prishtina takohet me Vëllaznimin, kurse Ylli me Pejën. Dy fituesit i bashkohen Bashkimit dhe Trepçës në gjysmëfinale.