Mbyllet seanca në Hagë, gjyqtari thotë se Buja mund të gjobitet nëse s’dëshmon

Mbyllet seanca në Hagë, gjyqtari thotë se Buja mund të gjobitet nëse s’dëshmon

Ish-komadantit të UÇK-së Shukri Bujës, nga kryetari i trupit gjykues në Hagë Charles Smith III, iu tha se nëse nuk dëshmon, mund të pasojë gjoba.

Smith III tha se trupi gjykues vlerëson se ky dëshmitar është i rëndësishëm po ashtu edhe dëshmia e tij për këtë çështje.

Andaj, ai tha se trupi gjykues e detyron Bujën që të dëshmojë duke e garantuar se përgjigjet e tij do të dëgjohen në seancë të mbyllur, raporton Betimi për Drejtësi.

“Andaj e detyron dëshmitarin që të jep dëshmi në këtë çështje… garantohet dëshmitari që dëshmia që do të jep ai, përgjigjet që do të jep në pyetjet që do u bëhen do të jepen në sesion të mbyllur dhe nuk do të nxjerrën në asnjë mënyrë publikut të Kosovës apo palëve të tjera. Kjo është në përputhje me Rregullat dhe Ligjin”, tha kryegjyqtari.

Si rrjedhojë, kryegjyqtari e njoftoi Bujën se mospranimi për të dhënë dëshmi mund të qojë në caktimin e një gjobe për të.

“Në këtë drejtim, trupi gjykues i tërheq vërejtjen dëshmitarit se mospranimi për të dhënë dëshmi, mund të qojë në marrje masash dhe në caktimin e një gjobe. Gjithashtu Trupi Gjykues udhëzon Zyrën Administrative që të heq statusin ‘ex parte’ të parashtrimit 2653 duke përfshirë edhe përkthimin e tij”, tha kryegjyqtari.

Më pas, kryegjyqtari i tha Prokurorit se do të vazhdojnë në seancë të mbyllur gjë e cila edhe ndodhi.