
Mbyllet ndeshja, Shqipëri 0-0 Serbi
Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim, me Mitaj që tentoi nga distanca, por gjeti përgjigjen e portierit. Edhe serbët “ngacmuan” portën kuqezi, por Vlahovic nuk u tregua i saktë.
Broja vendosi në vështirësi kundërshtarët teksa mori krahun, por e pengojnë, me aksionin që shkon dëm.
Në fundin e fraksionit, Hysaj fitoi penallti, por gaboi Manaj nga pika e bardhë.