HomeAktualeMbyllet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strugë, shërbimet konsullore përqendrohen në...

Mbyllet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strugë, shërbimet konsullore përqendrohen në Ambasadën në Shkup

spot_img

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme në Strugë, duke bërë me dije se shërbimet konsullore përqendrohen në Ambasadën në Shkup.

“Në bazë të Dekretit Nr.150/2025 të presidentes së Republikës së Kosovës dhe në zbatim të Vendimit përcjellës Nr. Ref 261/2026 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njoftojmë se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi bazohet në vlerësimin e dinamikës së këtij misioni konsullor dhe është në funksion të optimizmit të resurseve, në përputhje me qëllimet dhe nevojat e gjithmbarshme institucionale”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se në Strugë do të vijoj prezenca me zyre e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës, i ngarkuar me rreth konsullor pikërisht në këtë qytet.

“Ambasada jonë në Shkup – krahas detyrave diplomatike – do të vijojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit tanë për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në njoftim.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...