Mbrojtja ajrore e Ukrainës mund t’i përballojë edhe “disa sulme të tjera”
Mbrojtja ajrore lëvizëse e Kievit ka municion të mjaftueshëm për t’u përballur me disa sulme më të fuqishme, por më pas do të ketë nevojë për më shumë ndihmë perëndimore, tha më 3 janar Serhiy Nayev, komandanti i forcave të përbashkëta të ushtrisë së Ukrainës.
Në fund të vitit të kaluar, Rusia nisi sulmet e saj më të mëdha me raketa dhe dronë që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.
Më pas bombardoi kryeqytetin dhe qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, më 2 janar, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dhjetëra.
Ushtria ukrainase tha se Rusia e sulmoi me 90 dronë gjatë natës, duke e cilësuar si “numër rekord” të sulmeve ajrore.
“Ka municion të mjaftueshëm për t’i bërë ballë disa sulmeve të ardhshme të fuqishme,” tha Nayev për agjencinë e lajmeve AFP, derisa përmendi situatën aktuale me sistemet e mbrojtjes ajrore lëvizëse.