Mbrëmë s’pati incidente me pasoja fatale, thotë policia

Mbrëmë s’pati incidente me pasoja fatale, thotë policia

Asnjë incident me pasoja fatale nuk është shënuar gjatë natës së parë të Vitit të Ri, në vend.

Kështu bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku tutje tha se në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore, dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike.

“Mund të veçohet disa raste ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ zjarrvënie, lëndim trupor, armëmbajtje pa leje etj, të cilat në konsultim me prokurorin policia ka iniciuar raste për trajtim dhe kompetencë të mëtejme ligjore”, tha mes tjerash PK-ja.