HomeAktualeMblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe organizimin zgjedhor

Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe organizimin zgjedhor

spot_img
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë në përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.
Në këtë mbledhje, kryetari Hamza shprehu mirënjohje edhe për deputetin e deritanishëm, Ferat Shala, i cili ka vendosur të mos jetë më pjesë e garës zgjedhore, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëvjeçar për PDK-në dhe institucionet e vendit.
Shala do të vazhdojë të japë kontributin e tij si pjesë e strukturave drejtuese dhe si anëtar i Kryesisë së PDK-së.

Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu për mobilizimin e plotë të të gjitha strukturave të partisë për regjistrimin e votuesve dhe përkrahësve të PDK-së në mërgatë.

Po ashtu, Kryesia vendosi unanimisht që ish-kryetari Memli Krasniqi ta udhëheqë shtabin zgjedhor dhe fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e hapur dhe mirëpret të gjitha personalitetet që dëshirojnë të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës hyn në këtë proces zgjedhor me vizion të qartë, me ekip të përgatitur dhe me besimin se do t’i japë Kosovës drejtimin që meriton.

Lajmet e Fundit

Kurti pret në zyrë ish-futbollistin e Prishtinës, Xhevdet Muriqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ish-futbollistin e FC...

Avaria në Trepçë, 63 minatorët dalin nga miniera pas rikthimit të energjisë

Një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, ka shkaktuar ndërprerjen e...

Lidhjet ekonomike forcojnë marrëdhëniet Kosovë – Britani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së...

U hodh shorti për edicionin e ri të Ligës U13-U15 për vajza

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të përfaqësuesve të...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...