Mbi dy mijë persona aplikuan këtë vit për statusin e viktimës së dhunës seksual
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale.
Kurse, pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, këtë vit kanë deponuar historitë e tyre 81 gra e burra, njofton Kosovapress, përcjell Klankosova.
Kështu u tha para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat Njeriut, ku u nënvizua se këtë vit ka më shumë raste të cilat janë trajtuar nga gjykata.
“Është gati i njëjtë trendi i aplikimeve. Është mirë që është zgjatur afati për dy vjet sepse po vazhdojnë aplikimet. I kemi 2083 raste, të aprovuar 1650, 316 të refuzuara. 40 raste janë në pritje, 50 janë të patrajtuara”, theksoi kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit, Leonora Selmani.
Në korrik të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.