Mbi 20 mijë familje me asistencë sociale, kjo komunë ka numër më të madh të rasteve
Numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në dhjetor të vitit 2023 ishte 20 mijë e 397. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave numri I familjeve me asistencë sociale në dhjetor të vitit 2023 është më i vogël, krahasuar me periudhën e njëjtë vë titit paraprak.
Pasi që sipas ASK-së në dhjetor të vitit 2022 ishin 22 mijë e 980 familje me asistencë sociale.
Ndërsa komuna e cila prin me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica me 5 mijë e 557 raste. Pastaj vjen kryeqyteti Prishtina me 4, 948 raste.
Pas Prishtinës me numër më të madh të familjeve me asistencë sociale rënditet Peja me 2 mijë e 433 familje.
Ndërsa Gjakova në dhjetor të vitit 2023 numëron 2 mijë e 240 familje të cilat jetojnë me aisistencë sociale. Pastaj vjen Ferizaj me 1 mijë e 948 familje me asistencë sociale.
Sipas ASK-së komuna e Gjilanit ka gjithsej 1 mijë e 862 familje me asistencë sociale dhe Prizreni me 1 mijë e 391 familje me asistencë sociale.