HomeAktualeMbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga Ebola në Kongo

spot_img

Më shumë se 2 mijë raste me Ebola, përfshirë 754 viktima, janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.

Sipas organizatës Mjekët pa Kufij (MSF), virusi po përhapet me një ritëm të paprecedentë.

“Në më pak se pesë javë, numri i rasteve të konfirmuara është trefishuar, ndërsa numri i viktimave është rritur më shumë se pesë herë”, deklaroi organizata.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se përmasat e epidemisë së shkaktuar nga lloji Bundibugyo i virusit Ebola mund të jenë “dy deri në katër herë më të mëdha” se vlerësimet zyrtare.

Aktualisht nuk ekziston një vaksinë apo trajtim i miratuar për këtë variant të virusit. Megjithatë, OBSH bëri të ditur se ka nisur prova e parë klinike për të vlerësuar efektivitetin e një ilaçi antiviral kundër llojit Bundibugyo.

Sipas bilancit të fundit të autoriteteve shëndetësore, mbi 2 mijë raste janë konfirmuar në pesë provinca të Republikës Demokratike të Kongos, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 754.

Mjekët pa Kufij paralajmëruan se epidemia po përhapet me një “ritëm të paparë” dhe po shtrihet në zona të reja, duke bërë thirrje për një forcim urgjent të përgjigjes mjekësore.

“Shpërthimi ka tejkaluar tashmë gjysmën e numrit të rasteve të regjistruara gjatë epidemisë së Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos në vitet 2018–2020, e cila zgjati gati dy vjet”, theksoi organizata.

Shpërthimi aktual u shpall më 15 maj, pasi u raportuan disa vdekje në provincën Ituri, në verilindje të vendit, një rajon i pasur me minerale ku veprojnë grupe të armatosura.

Rastet e Ebolës janë raportuar në pesë provinca të Republikës Demokratike të Kongos, si edhe në Ugandën fqinje. Megjithatë, mbi 90% e rasteve vazhdojnë të regjistrohen në provincën Ituri.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...