
Mbi 100 komisionerë ‘dallavergji’ në Polici, disa mbrohen në heshtje (VIDEO)
Aksioni i gjerë i Policisë dhe Prokurorisë për kapjen e të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren rezultoi me mbi 100 të arrestuar, zyrtarë komisionerë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Tërshani ndodhet në Prizren nga mëngjesi, ku tashmë ka njoftuar se dy stacione policore athe janë mbushur me të dyshuarit që janë ndaluar.
Tërshani bëri të ditur se intervistimi i tyre ka nisur, ndërsa sipas informacioneve të para, një numër i tyre po mbrohen në heshtje.
Pasdite, Policia dhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do të dalin në konferencë, për t’i konfirmuar të gjitha detajet. /Klankosova.tv
