Mbi 1 milion euro investime në trashëgiminë kulturore në Mitrovicë
Ministri Çeku, i shoqëruar nga këshilltarja Nora Arapi Krasniqi vizituan Mitrovicën për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në disa nga asetet e trashëgimisë kulturore të këtij rajoni.
Vizitën e filluan në Kullën e Tupellëve dhe në Postën e Vjetër ku po vazhdojnë punimet restauruese, ndërsa panë edhe Kishën në Vinarc ku ndërhyrjet tashmë janë drejt përfundimit.
Gjatë vitit 2023 në Mitrovicë janë realizuar disa ndërhyrje në monumente, përfshi Hamamin e Qytetit, Shtëpinë e Idriz Hajdarit, ndërsa me gjithë përpjekjet për shkatërrim, ndërhyrjet në shtëpinë e familjes Koroglu po vazhdojnë.