
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, shënoi në ndeshjen jashtë fushe të xhiros së tetë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Benficës.
Francezi 27-vjeçar shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes nga një pasim të Raul Asensios, duke hapur rezultatin. Ai shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 58-të, shkruan Telegrafi.
Me këtë dy gola të shënuar ndaj Benficës, Mbappe theu rekordin e madh të legjendës portugeze të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Mbappe u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 13 herë në fazën e grupeve edhe pse aktualisht quhet si faza e ligës.
