Mbappe po mësohet me maskën, kthehet titullar të martën
Pas dëmtimit të hundës, në një përplasje me Danso, në ndeshjen kundër Austrisë (fitore 1-0 e Francës), Kylian Mbappé do të duhet të mbajë maskë mbrojtëse kur të kthehet në fushë.
“A do të startojë Mbappé kundër Polonisë, të martën? Ne do ta bëjmë këtë në kohën e duhur. Gjithçka po shkon mirë, po e merr veten nga tronditja, mavijosja do pakësohet dita-ditës, do të mësohet me maskën që i ndryshon pak shikimin. Ai po rikuperohet mirë”, garantoi Deschamps, duke folur për Téléfoot, këtë të diel.
Rregullat e UEFA-s e pengojnë sulmuesin të mbajë maskën që përdori këtë të enjte në stërvitjen e “Les Bleus”.
Shoku i ardhshëm i Mbappe-së te Reali i Madridit, Aurélien Tchouaméni, gjithashtu deklaroi se kapiteni i skuadrës franceze po mësohet me mbrojtjen e fytyrës:
“Mendoj se ai dëshiron të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Polonisë. Maska? Po mësohet me të. Ndoshta do të dëshirojë të luajë pa të, por doktori nuk do t’ia japë atë mundësi. Kur ai është në fushë, na sjell shumë gjëra të mira.”
Franca luan ndeshjen e tretë në fazën e grupeve të Euro 2024 të martën e ardhshme, kundër Polonisë, në Dortmund. Ndeshja është planifikuar të fillojë në orën 16:00./ Super Sport