Mbappe nuk largohet nga PSG-ja në janar

Mbappe nuk largohet nga PSG-ja në janar

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të jetë i lirë të nënshkruaj kontratë me çdo brenda pak ditësh, pasi kontrata e tij aktuale që skadon në qershor 2024.

Megjithatë, duket e pamundur që një transferim të ndodhë gjatë dritares së janarit.

Me skuadrën e Ligue 1 që siguroi kalimin nga grupet në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, 25-vjeçari thuhet se do të luajë pjesën tjetër të sezonit 2023-24 me PSG-në .

Sipas  L’Equipe, Mbappe dëshiron të qëndrojë në PSG në afatin kalimtar të janarit.

Pavarësisht se fituesi i Kupës së Botës vazhdon të lidhet me një largim nga kryeqyteti francez, ai duket se është i përgatitur të qëndrojë me klubin kryeqytetas, të paktën tani për tani.

Sipas raportit të fundit PSG është ende në diskutime të vazhdueshme me shoqëruesit e sulmuesit francez për një kontratë të re.

Për më tepër, ai mund të zgjasë kontratën e tij aktuale për një vit shtesë.