HomeSportMbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në botë

spot_img

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten dy prej futbollistëve më të mirë në botë gjatë Kupës së Botës 2026, duke minimizuar krahasimet me veten dhe duke theksuar se prioriteti i tij është suksesi i kombëtares franceze.

Gjatë një konference për medie, sulmuesi i Real Madridit është pyetur për garën mes yjeve më të mëdhenj të futbollit, si dhe për mundësinë që të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorëve.

“Messi është lojtari më i mirë, së bashku me Cristianon, kjo është e qartë. Unë po përpiqem vetëm ta ndihmoj ekipin tim të fitojë një tjetër Kupë Bote. Të gjitha të tjerat janë tema për gazetarët”, ka deklaruar Mbappe.

Francezi ka shtuar se nuk mendon për rekorde individuale apo rivalitete me sulmues të tjerë, pasi fokusi i tij është te ndeshja e radhës dhe objektivat e kombëtares.

“E dija që Leo do të shënonte, sepse ai gjithmonë shënon. Nëse realizon gola, afrohesh me rekordet, por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitojmë Kupën e Botës”, është shprehur ai.

Mbappe ka folur edhe për evolucionin taktik të futbollit modern, duke vlerësuar ndikimin që skuadrat fituese kanë në mënyrën se si luhet loja. “Skuadrat që fitojnë gjithmonë bëhen shembull për të tjerët. Dikur të gjithë donin të kopjonin Barcelonën, më pas Real Madridin dhe tani PSG-në. Por futbolli i kombëtareve është krejtësisht ndryshe”, ka theksuar sulmuesi francez.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...