Mbappe i përgjigjet akuzave për përdhunim: Nuk janë të vërteta, s’jam i përfshirë

Mbappe i përgjigjet akuzave për përdhunim: Nuk janë të vërteta, s’jam i përfshirë

Ylli i Francës dhe Real Madrid, Kylian Mbappe ka folur së fundmi për akuzat për përdhunim. Mbappe, në një intervistë të dhënë së fundmi, thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast.

“Unë nuk jam i përfshirë. Unë u befasova, ende jam, në fakt. Këto janë gjëra që vijnë papritur, gjëra që ju nuk i prisni”.

“Nuk mora asgjë, asnjë thirrje (nga gjykata). Kam lexuar të njëjtën gjë që lexojnë të gjithë të tjerët. Qeveria suedeze nuk tha asgjë. Nuk jam i përfshirë… Është thjesht një keqkuptim. Nuk më shqetësoi, sepse nuk jam ndjerë kurrë i përfshirë. Ka shumë zhurmë, por unë kam pasur gjithmonë të njëjtin synim: të fokusohem në punën time dhe të shoh se si do të përfundojë”.

“Nëse drejtësia më thërret, thjesht do të paraqitem”. Duke i kujtuar gazetarit të Canal+ konturet e asaj nate: “Nuk ishte as mbrëmje, kisha pesë ditë pushim, vendosa të iki”.

“Më duhej të shkoja diku tjetër, por trajneri më tha të shkoja diku më pak të ekspozuar. Po shkonte mirë, isha i qetë. Megjithatë, para se të largohesha, ajo foto doli teksa po dilja nga restoranti. Kishte shumë njerëz të gatshëm për të më mirëpritur, shumë gazetarë…”.