Mbappe ëndërron tripletën me Realin, lë pas PSG-në

Mbappe ëndërron tripletën me Realin, lë pas PSG-në

Kylian Mbappe ia ka uruar më të mirën ish-klubit të tij, Paris Saint-Germain, teksa ka mendjen te tre titujt që mund t’i fitojë me Real Madridin.

Ai është në garë për La Ligë, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve me gjigantin madrilen.

“PSG-ja? Uroj më të mirën për ta, por jam i përqendruar te Real Madridi dhe te tripleta që mund të arrijmë”, ka thënë Mbappe për Le Parisien.

“Kjo është diçka që Real Madrid nuk e ka bërë kurrë, kështu që do të ishte e jashtëzakonshme në sezonin tim të parë”.